Bota

“Kirug dhe beqar”/ Matteo Denaro përdorte profile të rreme, atje bisedonte me gra

Në Facebook ai kishte 4 miq, duke përfshirë tre gra nga Campobello di Mazara (qyteti ku jetonte) dhe një dyqan veshjesh sportive nga Partanna; ndërsa në Instagram ndiqte 447 profile dhe kishte 63 ndjekës.

k.m.
“Kirug dhe beqar”/ Matteo Denaro përdorte profile të
Matteo Messina Denaro

ITALI- Matteo Messina Denaro edhe pse në kërkim, nuk i kishte rezistuar dot rrjeteve sociale. Me emër të rremë, kishte krijuar një profil në Facebook dhe në Instagram. Pseudonimi i tij Francesco Averna. Në Facebook ai kishte 4 miq, duke përfshirë tre gra nga Campobello di Mazara (qyteti ku jetonte) dhe një dyqan veshjesh sportive nga Partanna; ndërsa në Instagram ndiqte 447 profile dhe kishte 63 ndjekës. Fotoja e tij? Një qen i vogël. 

“Kirug dhe beqar”/ Matteo Denaro përdorte profile të

Siç shkruan media italiane "La Repubblica", Matteo Messina Denaro hiqej si kirurg, i diplomuar në Universitetin Bocconi në Milano. E po ashtu, e thoshte hapur se ishte "beqar". Shefi i mafias italiane përdorte Facebook-un për mesazhe private, ku kishte shumë gra me të cilat shkëmbente batuta, disa prej të cilave i kishte takuar. Në vitin 2013, në Facebook, Denaro fliste edhe me motrën e tij, Anna Patrizia. Gruaja kishte zgjedhur emrin e një perandoreshë romake, Lucilla.

Matteo Messina Denaro, konsideruar si një nga bosët më të mëdhenj në Itali, që ishte në kërkim prej kohësh, u arrestua nga autoritetet italiane. Ai vdiq në burg, pasi vuante nga kanceri i zorrës së trashë./ZËRI

Poll

MOS HUMB