
KOREJA E VERIUT- Thashethemet për jetën e fshehtë të dashurisë së Kim Jong-un janë përhapur së fundmi. pasi “gojët e liga’’ thonë se lideri i Koresë së Veriut ka një lidhje me një yll pop-i, me të cilën thuhet se kanë dhe një fëmijë. Bëhet fjalë për Hyon Song-wol, e cila la karrierën e saj në grupin muzikor Moranbong Band dhe tani punon në sekretariatin personal të diktatorit.
Javën e kaluar ajo u pa me Kim-in në Phenian, ku u kap në kamera duke parë celularin e saj teksa ecte ndërsa ndihmësit e tjerë mbanin shënime. Choe Su-yong, një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar (NIS) në Korenë e Jugut, pohon se marrëdhënia e tyre është më shumë se profesionale dhe se ata kanë një fëmijë së bashku të quajtur Kim Il-bong.
Sipas Choe, Kim Jong Un u takua me Hyon Song-wol kur ajo ishte ende në shkollë në Zvicër. Choe tha se Hyon i shërbeu Kimit dhe motrës së tij si dado, por u krijua një marrëdhënie që vazhdoi pas kthimit të tyre në Korenë e Veriut. Babai dhe paraardhësi i Kim-it, Kim Jong-il, nuk e miratuan lidhjen e tyre dhe i kërkuan atij t'i jepte fund, sipas një raporti të vitit 2012, por pas vdekjes së babait të tij, "besohet se Kim e ka rindezur marrëdhënien"./ZËRI