Bota

"Kështu është jeta"/ Putin përmendi në fjalim Navalny-n: Rashë dakord të shkëmbehej me të burgosur

Putin pretentoi se pak ditë para se të ndërronte jetë, ra dakord për lirimin e tij në një shkëmbim të burgosurish, por me një kusht që ai të mos kthehej në Rusi.

a.l
"Kështu është jeta"/ Putin përmendi në fjalim
Vladimir Putin dhe Alexei Navalny

RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka të ngjarë të kërkojë rizgjedhjen pas këtij mandati të ri dhe të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, ia kushtoi një pjesë të fjalimit të tij mbrëmjen e djeshme edhe liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë në rrethana misterioze një muaj më parë. 

Putin pretentoi se pak ditë para se të ndërronte jetë, ra dakord për lirimin e tij në një shkëmbim të burgosurish, por me një kusht që ai të mos kthehej në Rusi. Teksa i përmendi emrin disa herë, lideri rus pa ofruar asnjë provë tha se pasi ra dakord për ta liruar ai pak ditë më vonë ndërroi jetë, shkruajnë mediat e huaja. 

“Kjo ndodh. Nuk ka asgjë që mund të bëni për këtë. Është jeta. Disa kolegë, jo nga administrata (presidenciale) propozuan tij të shkëmbehej me njerëz të caktuar të mbajtur në burgje në vendet perëndimore. Besojeni apo jo, por personi që fliste me mua nuk e mbaroi as fjalinë e tij kur thashë: “Jam dakord. Por për fat të keq, çfarëdo që ndodhi, ndodhi”, tha Putin në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari për vdekjen e Navalny. 

Navalny, 47 vjeç, politikani më i njohur i opozitës ruse, vdiq muajin e kaluar teksa vuante një dënim 19-vjeçar për akuzat për ekstremizëm, të cilat ai i hodhi poshtë si të motivuara politikisht. Aleatët e tij, anëtarët e familjes dhe zyrtarët perëndimorë fajësuan Kremlinin për vdekjen, akuza që Moska i ka hedhur poshtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB