Bota

Kërcënoi se do hidhte në erë Konsullatën iraniane në Paris, arrestohet burri! Dëshmitarët: Kërkonte hakmarrje

Burri, i cili ishte izoluar në një ndërtesë konsullate, kërcënoi të hidhte veten në erë, njoftoi stacioni radiofonik Francez Europe 1.

E.K
Kërcënoi se do hidhte në erë Konsullatën iraniane
Pamje nga vendi i ngjarjes

PARIS- Arrestohet personi që kërcënoi se do të hidhte në erë konsullatën iraniane në Paris. Burri, i cili ishte izoluar në një ndërtesë konsullate, kërcënoi të hidhte veten në erë, njoftoi stacioni radiofonik Francez Europe 1. Sipas të njëjtave burime, burri dyshohet se mbante një rrip eksplozivi dhe ishte i pajisur me një objekt që dukej si granatë.

Disa dëshmitarë thanë se burri vendosi flamuj në dyshemenë e konsullatës dhe tha se donte të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij. Forcat e BRI-së, ekipi elitar i policisë, shkuan në vendngjarje dhe arritën ta arrestojnë burrin. 

Sipas Europe 1, ka qenë ambasada iraniane ajo që ka kontaktuar autoritetet për të raportuar praninë e personit dhe për të kërkuar ndërhyrjen e policisë. Operatori i metrosë RATP raportoi se shërbimi në një linjë metroje aty pranë u pezullua për arsye sigurie./ZËRI

Poll

MOS HUMB