
KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Arabinë Saudite, ku nesër do të zhvillohen negociatat mes delegacionit amerikan dhe ukrainas. Disa media kanë raportuar se ukrainasit do të propozojnë një armëpushim të pjesshëm me Rusinë, ndërsa amerikanët këmbëngulin për një marrëveshje për mineralet e rralla. Zelenskyy ka zbarkuar në Jeddah dhe është planifikuar të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman. Por nesër nuk do të marrë pjesë në këto bisedime.
Ukraina do të përpiqet të bindë Shtetet e Bashkuara të rivendosin mbështetjen ushtarake dhe të inteligjencës në bisedimet dypalëshe këtë javë. Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio shprehu optimizëm sot për takimin e ardhshëm të zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite dhe shtoi se shumë detaje të marrëveshjes për metalet e rralla midis Uashingtonit dhe Kievit duhet të diskutohen.
Ai tha se Uashingtoni duhet të kuptojë pozicionin e Kievit dhe të ketë një ide të përgjithshme se çfarë lëshimesh mund të bëjë.
Aktualisht, Rubio aktualisht është rrugës për në qytetin saudit të Jeddah së bashku me këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kombëtare, Mike Volk. Përveç Rubios dhe Volz, delegacioni amerikan do të përfshijë edhe të dërguarin e Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ndërsa delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga ndihmësi i presidentit ukrainas Andriy Yermak.
Zyrtarët e njohur me përgatitjet për bisedimet në Arabinë Saudite zbuluan se Kievi do të propozojë një armëpushim të pjesshëm me Rusinë, i cili do të përfshijë: ndalimin e sulmeve me dron; ndalimin e sulmeve me raketa me rreze të gjatë dhe operacionet luftarake në Detin e Zi.
Qeveria ukrainase shpreson se përparimi në bisedime mund të inkurajojë Uashingtonin të ndryshojë vendimin e tij për të ngrirë shkëmbimin e inteligjencës dhe furnizimet me armë.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova për këtë javë nuk ka asnjë plan për takim mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara./ZËRI