Bota

Kapet vrasësi serial në Argjentinë/ Masakroi 5 persona brenda në shtëpi, nipi i mitur e dinte

37-vjeçari që u arrestua veproi vetëm të premteve.

k.m.
Kapet vrasësi serial në Argjentinë/ Masakroi 5 persona brenda
Vrasësi serial

ARGJENTINË- Një vrasës serial është arrestuar në Argjentinë. I riu akuzohet për vrasjen dhe masakrimin e të paktën 5 personave në banesën e tyre. Tipike e këtij vrasësi serial është se ai, të gjitha vrasjet i kryente të premteve. 37-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet përballet me akuza për "vrasje seriale" me rrethana rënduese, pasi dyshohet se i ka ekzekutuar mizorisht viktimat e tij.

Teksa hetohej për zhdukjen e 5 personave, kamerat e sigurisë në zonë, e çuan Policinë në shtëpinë e autorit. Atje u gjetën kocka, gjak, copa lëkure dhe madje një hundë. Këto detaje i dha për AFP prokurori i përgjithshëm në Jujuy, Sergio Leyo Sanchez.

Në pronën që u kontrollua, një adoleshent 16-vjeçar, i cili u prezantua si nipi i pronarit, u tha oficerëve të Policisë: Dua të flas, dua të tregoj çfarë ka ndodhur!

Ai tha se xhaxhai i tij dilte të premteve pas drekës dhe kthehej në mbrëmje me njerëz të ndryshëm. Me sa duket, ai u ofronte punë dhe pastaj i ftonte të pinin diçka në shtëpinë e tij.

“Unë largohesha sepse e dija që po ndodhnin gjëra të këqija. Ai i rrihte, i vriste, i priste në copa, i digjte dhe i hidhte jashtë në qese plehrash,”-tregoi i mituri.

Sipas Lejos Sánchez, viktimat “ishin njerëz të margjinalizuar, të pastrehë, që endeshin rrugëve” dhe shumica e tyre të moshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB