Bota

Kandidatja editon posterin me photoshop: Kam të drejtë të kem foto të bukur

Kandidatja parlamentare kandidon me partinë e vogël Europe Écologie Égalité, e cila u formua nga mbështetësit e Presidentit Emmanuel Macron.

F.m
Kandidatja editon posterin me photoshop: Kam të drejtë të kem
Juliette de Causans

FRANCË- Posteri i Juliette de Causans për Europe Écologie Égalité, po bën xhiron e rrjetit për shkak të photoshopit që ka përdorur për të edituar fytyrën e saj. Tiparet janë ndryshuar totalisht, Juliette de Causans nuk ka qeska poshtë syve, ka vetulla të ngritura e më të plota, mollëza të kërcyera, buzë më mishtore dhe flokë me më shumë volum, imazh ky që nuk ka aspak lidhje me mënyrën se si kandidatja duket në të vërtetë.

Nisur nga ky poster, Juliette de Causans është kritikuar në rrjetet sociale, madje ka edhe mbështetës që e kanë konsideruar mashtruese.

“Është një mashtrim”, “Ju po mashtroni votuesit me foton tuaj të fushatës. Është patetike, nuk do të të votoj më, ne meritojmë diçka më të mirë,”- kanë shkruar ndjekësit e saj të zemëruar. 

“Ajo është patetike,”- komenton një tjetër.

Vetë de Causans ka praniar se e ka edituar foton dhe u është përgjigjur kritikëve duke u shprehur: Unë kam të drejtë të kem një foto të bukur.

Kandidatja parlamentare kandidon me partinë e vogël Europe Écologie Égalité, e cila u formua nga mbështetësit e Presidentit Emmanuel Macron.

Kush është kandidatja franceze për deputete?

Juliette de Causans ka punuar për disa vite si mësuese përpara se të bënte debutimin e saj politik në vitin 2021. Në zgjedhjet e vitit 2022, de Causans fitoi vetëm 4.28% të votave në rajonin malor në Ardennes të  Grand Est. De Causans u bë virale në Tëitter deri në atë masë sa që dha edhe një intervistë për Telegram. 

Poll

MOS HUMB