Bota

Kandidati për kryetar bashkie në Greqi arrestohet në miting

Panajotis Kaculis pas arrestit, hodhi akuza të forta ndaj kundërshtarëve, duke thënë se ata "nuk duan ndryshimin" në zonë

D.XH
Kandidati për kryetar bashkie në Greqi arrestohet në miting
Kandidati për kryetar bashkie në Mesolongji, Kaculis, para stacionit policor

GREQI – Të dielën në Greqi do të mbahen zgjedhjet lokale për bashkitë e mbarë vendit. Sipas raportimit të mediave greke, në Athinë pritet të rizgjidhet kryebashkiaku aktual, ndërsa në Selanik gara është shumë e fortë.

Tre ditë përpara se të mbahen zgjedhjet, një kandidat për kryetar bashkie është arrestuar nga policia, vetëm se kishte mbajtur fjalim një ditë më herët nga data kur nis mitingu zyrtarisht.

Panajotis Kaculis, kandidat për kryetar bashkie në Mesolongji, u prangos, në sytë e turmave të njerëzve, teksa bënte miting. Dikush e ka denoncuar atë se ka nisur fushatën të mërkurën dhe jo të enjten, siç parashikonte ligji. Kaculis pas arrestimit, tha se arresti ishte i ligjshëm.

Mirëpo, ai hodhi akuza në drejtim të kundërshtarëve, duke thënë se arresti tre ditë para zgjedhjeve, tregon se “duan të ndryshojnë vullnetin qytetar”.

“Shpreh shqetësim që ka njerëz, që përmes metodave të nëndheshme kërkojnë që të ndryshojnë vullnetin qytetar. Por, ne jemi në mbrojtje të ligjshmërisë dhe në këtë kuadër, arrestimi i djeshëm ishte i ligjshëm”, deklaroi Kaculis.

Kaculis hodhi më pas akuza politike ndaj Bashkisë aktuale, duke e akuzuar për menaxhim jo të mirë të financave publike. Ai u shpreh i bindur se do zgjidhet kryebashkiak. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB