Bota

Kamberi takon Vuçiç, KËRKESAT: Duam më shumë të drejta për shqiptarët dhe rritje të investimeve lokale

Po ashtu, në njoftimin nga Presidenca bëhet me dije se Kamberi ka diskutuar me kreun e shtetit serb edhe për nevojën e proivatizimit të Banjës së Bujanovcit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndalimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. 

a.l
Kamberi takon Vuçiç, KËRKESAT: Duam më shumë
Shaip Kamberi takim me Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Kamberi i ka prezantuar atij disa kërkesa për shqiptarët, ndërsa i ka bërë me dije se nuk janë të interesuar për asnjë pozitë në nivel qendror. 

"Presidentit Vuçiç i prezantuam kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qëndror por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal", tha ai.

Po ashtu, në njoftimin nga Presidenca bëhet me dije se Kamberi ka diskutuar me kreun e shtetit serb edhe për nevojën e proivatizimit të Banjës së Bujanovcit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndalimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. 

"Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë. Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici. Me presidentin Vuçiç diskutuam edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve. Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë. Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë", thuhet në njofimin nga Presidenca. 

Deputeti ndër të tjera theksoi se institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Sipas tij, mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullësisë shumicë në Luginë të Preshevës./ ZËRI

Poll

MOS HUMB