
ITALI- Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen nga qeverisja baritore e Dioqezës së Lowicz Poloni të paraqitur nga Imzot Andrzej Franciszek Dziuba.
Në një shënim, Nunciatura Apostolike në Poloni shkruan se janë evidentuar vështirësi në menaxhimin e Dioqezës dhe, në veçanti, neglizhencë në menaxhimin e rasteve të krimeve seksuale të kryera nga disa anëtarë të klerit ndaj të miturve.
"Është konfirmuar nga procedurat e zhvilluara nga Selia e Shenjtë mbi bazën e dokumentit pontifikal V os estis lux mundi”, shkruajnë mediat e huaja.
Njëmbëdhjetë peshkopë janë të sanksionuar, ndërsa për dy peshkopë të tjerë polakë, hetimi është ende në vazhdim./ZËRI