
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden votoi që sot për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në New Castle, Delaware, shtetin e tij të origjinës. Siç edhe duket nga pamjet, presidenti amerikan priti në radhë si të gjithë qytetarët e thjeshtë dhe më pas u fut në dhomën e fshehtë për të ushtruar të drejtën e tij për të votuar.
Për kë nuk ka asnjë dyshim se edhe kur doli nga dhoma e votimit deklaroi se kishte "firmosur" për Kamala Harris.
Duke folur me gazetarët menjëherë pas votimti, Biden e quajti "absolutisht të papërshtatshme" faktin që Elon Musk, biznesmeni miliarder që mbështet Donald Trump, po u jep para votuesve. Musk po premton se do të shpërndajë 1 milion dollarë në ditë në formën e një llotarie për çdo votues të regjistruar.
Biden komentoi gjithashtu vendosjen e mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi, duke e cilësuar ngjarjen si "shumë të rreziksheme"./ZËRI