
SHBA- Presidenti i Shtetet të Bashkuara të Amerikë,s joe Biden e ka krahasuar rivalin e tij, Donald Trump me një fëmijë 6-vjeçar. I ndodhur në darkën e përvitshme me Shoqatën e Gazetarëve Korrespondentë të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden nuk është kursyer në batuta ndaj republikanit.
Biden që rrallëherë i është përgjigjur shakave të Trump, i cili e ka quajtur “Joe Gjumashi”, tregoi një histori se si Trump e kishte zënë gjumi në një nga proceset gjyqësore të tij në Mahnattan.
“Don gjumashi, më pëlqen disi, mund ta përdor përsëri,”- tha Biden.
“Dhe po, mosha është një çështje. Unë jam një burrë i rritur që po garoj kundër një 6-vjeçari”.
“Mosha është e vetmja gjë që kemi të përbashkët”, tha Biden.
Biden gjithashtu premtoi se SHBA po bënte gjithçka që mundej për të liruar reporterin e Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili është ndaluar në Rusi.
“Ka disa që ju quajnë ‘armik i popullit'”, tha Biden, duke iu referuar sulmeve të mëparshme të Trump ndaj gazetarëve duke përdorur këtë frazë.
“Kjo është e gabuar dhe kjo është e rrezikshme. Ju realisht rrezikoni jetën tuaj duke bërë punën tuaj”.