Bota

Joe Biden dhe Donald Trump fitojnë zgjedhjet paraprake, konfirmohet përballja e Nëntorit

Të dy kandidatët nuk do të kenë një rrugë të lehtë përpara

E.K
Joe Biden dhe Donald Trump fitojnë zgjedhjet paraprake, konfirmohet
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Përballja mes Joe Biden dhe Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit është e pashmangshme. Të dy kandidatët arritën që të fitonin zgjedhjet paraprake në Xhorxhia, Misisipi dhe shtetin e Uashingtonit të martën.

Fitoret në zgjedhjet paraprake u mundësojnë të dy atyre, që të ketë numrin e mjaftueshëm të delegatëvve të nevojshëm për për t’u zgjedhur zyrtarisht kandidat për president.

Tani nuk ka më dyshim se në zgjedhjet e nëntorit Biden dhe Trump do të përballen përsëri. Por, rruga e tyre përpara nuk do të jetë e lehtë. Biden, 81 vjeç, është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Trump, 77 vjeç, përballet me katër raste penale.

Biden e festoi nominimin përmes një komunikate, në të cilën e cilësoi Trumpin si kërcënim serioz për demokracinë.

Trumpi, tha Biden, është “duke e udhëhequr një fushatë shpagimi, hakmarrjeje dhe inati, e cila e kërcënon Amerikën”.

Ndërsa Trump, në një video të postuar në rrjetet sociale, e festoi atë që e quajti “një fitore të madhe”.

“Por, tani, ne duhet t’i kthehemi punës, sepse e kemi presidentin më të keq në histori të vendit tonë”, tha Trump për Bidenin.

“Nuk do të humbim kohë për të festuar. Do të festojmë pas tetë muajve, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet”, shtoi ai./ZËRI 

Poll

MOS HUMB