Bota

Jeta e Donald Trump, pjesë e një filmi

Së shpejti, pritet të publikohet filmi për jetën studentore dhe rininë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

D.XH
Jeta e Donald Trump, pjesë e një filmi
Trump

SHBA - Roli i fundit i Sebastian Stan mund t'i kalojë të gjithë të tjerët. Aktori thuhet se do të luajë rolin e Donald Trump kur ish-presidenti ka qenë i ri, në një film që do të publikohet në të ardhmen. Variety raporton se filmi "The Student" do të publikojë detaje nga jeta e Trump në vitet 1970 dhe 1980, ndërsa ish-presidenti punoi për të ndërtuar perandorinë e tij të pasurive të paluajtshme në New York.

Raportet thonë se kasti përfshin yllin e "Succession" Jeremy Strong në rolin e Roy Cohn dhe yllin e "Borat 2", Maria Bakalova në rolin e Ivana Trump.

Regjistori i filmit, iraniani Ali Abbasi, do të jetë i vendosur për të ‘përcjellë fuqinë dhe ambicien në një botë korrupsioni dhe mashtrimi’. Nuk u dha datë se kur filmi do të shfaqet në kinema.

Stan është i njohur për filmat e Marvel Cinematic Universe, ku ai luan Bucky Barnes. Këtë vit, ai u nominua për rolin e tij Tommy Lee në dramën e Hulu./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB