Bota

Izraeli: Vramë gabimisht 3 pengje në Gaza

Ushtria izraelite deklaron se gjatë operacioneve të saj në Gaza, gabimisht ka vrarë 3 pengje, që mbaheshin nga Hamasi.

D.XH
Izraeli: Vramë gabimisht 3 pengje në Gaza
Izraeli

RRIPI I GAZËS - Tre pengje që mbaheshin nga Hamasi në Gaza u vranë gabimisht. Kështu tha ushtria izraelite, përmes një deklarate të premten.

Gjatë operacioneve luftarake në Shejaiya, një lagje e banuar në Gaza ku po zhvillohen luftime, ushtria izraelite tha se trupat gabimisht identifikuan tre pengje izraelite të vrarë.

Trupat qëlluan mbi agresorët dhe pengjet gabimisht u vranë, tha IDF. Ushtria izraelite tha se kufomat janë kthyer në Izrael dhe identiteti i të treve është konfirmuar.

Izraeli: Vramë gabimisht 3 pengje në Gaza
Pengjet Yotam Haim (L) dhe Samar Talalka, të cilët u vranë gabimisht nga trupat e IDF në Gaza më 15 dhjetor 2023. Një peng i tretë i vrarë në të njëjtin incident nuk u identifikua menjëherë, me kërkesë të familjes.

Ushtria e Izraelit i ka shpallur luftë Hamasit, që kur militantët palestinezë sulmuan tokat izraelite dhe vranë më tepër se 1200 njerëz dhe morën peng dhjetëra të tjerë. Palët arritën një marrëveshje armëpushimi 1-javore, ndërsa luftimet në enklavë kanë rinisur./ZËRI/

Poll

MOS HUMB