
GAZA- Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef, është arrestuar gjatë ditës së djeshme, gjatë një bastisje që Izraeli bëri në Bregun Perëndimor.
Yousef u arrestua “me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit”, tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet.
Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, që shërben si zëdhënës zyrtar i Hamasit në Bregun Perëndimor dhe mban një vend në Këshillin Legjislativ Palestinez.
CNN raportoi më parë se Yousef besohej të ishte në mesin e më shumë se 60 anëtarëve të Hamasit të arrestuar nga Izraeli në bastisjet në të gjithë Bregun Perëndimor.
Luftimet midis grupit palestinez Hamas dhe forcave izraelite kanë hyrë në ditën e 14-të me mijëra njerëz të vrarë nga të dyja anët./Zëri.ai