Bota

Izraeli sulmon spitalin e Gazës, nuk raportohet për viktima

Kjo çoi në zhvendosjen e detyruar të pacientëve dhe stafit të spitalit.

I.F
Izraeli sulmon spitalin e Gazës, nuk raportohet për viktima
Pamje nga vendngjarja

GAZA- Izraeli ka kryer një sulm ajror në Gaza, ku si pasojë është shkatërruar pjesërisht një pjesë e një spitali. Fatmirëisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa sipas BBC, pacientët u larguan me shpejtësi nga spitali.

Dëshmitarët thanë se sulmi shkatërroi departamentet e kujdesit intensiv dhe kirurgjisë të spitalit Al-Ahli, objekti kryesor mjekësor në qytetin e Gazës. Kjo çoi në zhvendosjen e detyruar të pacientëve dhe stafit të spitalit.

Hamasi e quajti sulmin një “krim të tmerrshëm” nga Izraeli, i cili tha se po shqyrtonte raportet. Sakaq, Al-Ahli – një strukturë e vogël mjekësore para luftës – është tani i vetmi spital që ende funksionon në qytetin e Gazës pas shkatërrimit të kompleksit mjekësor Al-Shifa dhe spitaleve në pjesën veriore të vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB