Bota

Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë nga burgjet

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit mundëson edhe dërgimin ndihmave humanitare

E.K
Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë nga burgjet
Lirohen te burgosurit palestineze

IZRAEL- 39 të burgosur palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite në kuadër të shkëmbimit të një grupi pengjesh të mbajtura nga Hamasi. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga Katari, përfshin një armëpushim 4-ditor.

Të burgosurit palestinezë akuzohen për një sërë veprash nga Izraeli, nga gjuajtja me gurë deri te tentativa për vrasje. Disa u dënuan, ndërsa të tjerë janë në pritje të gjykimit. Grupi prej 24 femrash dhe 15 djemsh adoleshentë u lirua në pikën e kontrollit Beituniya në Bregun Perëndimor të okupuar.

Të liruarit u zgjodhën nga një listë prej 300 grave dhe të miturve të burgosur nga Izraeli. Pas lirimit të të burgosurve, autobusi që i transportoi ata kaloi nëpër një numër të madh mbështetësish të emocionuar palestinezë.

Mediat e huaja raportojnë se përmes dritareve, disa nga të burgosurit mund të shiheshin duke kërcyer. 

Gjatë armëpushimit në Rripin e Gazës do të hyjnë çdo ditë nëpërmjet pikës kufitare egjiptiane Rafah 130,000 litra naftë dhe katër kamionë me shishe gazi. Autoritetet egjiptiane thanë se në territorin palestinez do të hyjnë çdo ditë gjithsej 200 kamionë që transportojnë ndihma. Kamionët e parë me ndihma e kanë kaluar tashmë kufirin.

Poll

MOS HUMB