Bota

Izraeli: Hamasi përdor spitalet si bazë ushtarake! Grupi militant mohon akuzën

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, deklaroi se Hamasi po përdor spitalet në Gaza, si baza ushtarake. Grupi militant palestinez ka mohuar akuzat.

D.XH
Izraeli: Hamasi përdor spitalet si bazë ushtarake! Grupi militant
Zedhenesi i ushtrise izraelite, Daniel Hagari

GAZA - Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, në një konferencë për mediat, tha se Hamasi po përdor spitalet si bazë ushtarake “terroriste”.

Hagari i referohet specifikisht spitalit Al Shifa, më i madhi në Rripin e Gazës. Ai përshkruan një rrjet të përpunuar tunelesh nën spital, nga i cili thotë se mund të planifikohen sulme.

Hagari thotë se "qindra terroristë ikën në spital për t'u fshehur atje" pas sulmeve ndaj Izraelit më 7 tetor. Ai shprehet se Izraeli ka informacione se ka karburant në spitalet në Gaza dhe Hamasi po e përdor atë “për infrastrukturat e tij terroriste".

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite shprehet se Izraeli e bën dallimin e qartë mes militantëve të Hamasit dhe civilëve.

Por, Hamasi ka mohuar pretendimet izraelite. Një zyrtar i lartë i Hamasit shprehet se organizata militante nuk përdor asesi spitalet si baza ushtarake.

Komandanti i lartë i organizatës palestineze, shprehet se Izraeli ngre të tilla pretendime, sepse me siguri po përgatit një sulm të ri kundër popullatës civile palestineze./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB