Bota

Fundi i armëpushimit në Gaza/ Papa: E dhimbshme

Ati i Shenjtë u shpreh se po mendonte për njerëzit ende të mbajtur peng në Gaza dhe mungesën e nevojave themelore në territorin palestinez.

E.K
Fundi i armëpushimit në Gaza/ Papa: E dhimbshme
Papa Françesku

VATIKAN- Papa Françesku ka reaguar këtë të dielë pas thyerjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Ati i Shenjtë deklaroi se është e dhimbshme të shikosh se si po vriten të pafajshëm. Ndërkohë bëri thirrje që të dyja palët të gjëjnë gjuhën e dialogut për një armëpushim të ri sa më shpejt. 

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore pas një inflamacioni në mushkri, lutjen e Papës, e lexoi një ndihmës gjatë lutjes të së dielës. Ati i Shenjtë u shpreh se po mendonte për njerëzit ende të mbajtur peng në Gaza dhe mungesën e nevojave themelore në territorin palestinez.

Në Gaza prej 4 ditësh kanë rinisur luftimet pas një armëpushimi 7-ditor. Izraeli ka bombarduar Gazën jugore, duke vrarë së paku 200 persona./ZËRI

Poll

MOS HUMB