Bota

Izraeli dhe Hamasi zbatojnë marrëveshjen, nisin lirimin e pengjeve

Edhe Izraeli ka liruar 39 gra e fëmijë, që mbaheshin në burgjet izraelite. Gjithashtu, Hamasi ka liruar disa pengje.

D.XH
Izraeli dhe Hamasi zbatojnë marrëveshjen, nisin lirimin e pengjeve
Pengjet izrelite

GAZA – Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi kanë nisur të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit, duke liruar pengjet respektive. Katari konfirmon lirimin e 39 grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, si pjesë e armëpushimit të negociuar midis dy palëve.

Grupi është transferuar në burgun Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku familjet e mbledhura jashtë presin me ankth kthimin e tyre në shtëpi. Katari konfirmon gjithashtu lirimin e 13 izraelitëve, përfshirë persona me shtetësi të dyfishtë, pjesë e së njëjtës marrëveshje. Ministria e Punëve të Jashtme e vendit ndërmjetësues thotë gjithashtu se 10 shtetas tajlandez dhe një filipinas janë liruar në Gaza. Kryqi i Kuq konfirmon lirimin e 24 robërve civilë në enklavë.

Sipas armëpushimit, gjithsej 150 të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite dhe 50 robër të mbajtur në Gaza do të lirohen gjatë një periudhe katër-ditore, teksa do ketë dhe pauzë në luftime.

Lirohen 13 izraelitë, mes tyre 4 fëmijë (Emrat)

Ushtria izraelite njoftoi se sot janë liruar 13 pengje izraelite, të cilët mbaheshin robër nga grupi militant Hamas në Gaza për 48 ditë. Mbrëmjen e sotme, pas një kontrolli paraprak mjekësor, pengjet kanë hyrë në territorin e Izraelit.

Pengët izraelitë u identifikuan si Chana Katsir (77), Margalit Mozes (77), Jafa Ader (85), Hana Peri (79), Adina Moshe (72), Daniel Aloni (44), Emilia Aloni (9), Ruti Monder. (78), Keren Monder (54), Ohad Monder (9), Aviv Asher (2), Raz Asher (5) dhe Dorin Katz-Asher (34). Për kujtesë, sot Hamasi liroi 24 pengje – 13 izraelitë, 10 tajlandez dhe një filipinas – si pjesë e marrëveshjes, e cila vendosi një pauzë të përkohshme në luftën e përgjakshme. Izraeli, nga ana tjetër, liroi 39 gra dhe fëmijë palestinezë, që ishin të burgosur në burgjet izraelite.

Grupi i parë prej 13 pengjesh izraelitë, të cilët u liruan sot nga Hamasi, tani janë në duart e shërbimit të sigurisë izraelite Shin Bet, pasi hynë në Egjipt nëpërmjet kalimit Rafah, raporton "Times of Israel", duke cituar një zyrtar izraelit të paidentifikuar.

Lirohen 39 gra dhe fëmijë palestinezë

Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi sot se 39 të burgosur palestinezë u liruan si pjesë e marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit për shkëmbimin e të burgosurve. Sipas raportimeve, mes të burgosurve të liruar ka gra dhe të mitur, raporton “The Times of Israel”.

Izraeli dhe Hamasi zbatojnë marrëveshjen, nisin lirimin e pengjeve
Shkembimi i pengjeve

Armëpushimi ka hyrë në fuqi sot

Një armëpushim katër-ditor midis Izraelit dhe Hamasit, i ndërmjetësuar nga Katari, hyri në fuqi mëngjesin e sotëm në orën 7:00 të mëngjesit me orën lokale. Në orët para armëpushimit të përkohshëm, sirenat paralajmëruese të raketave ranë në qytetet izraelite në kufi me Gazën dhe ushtria izraelite raportoi operacione të intensifikuara në enklavën palestineze, në një përpjekje për të rritur sa më shumë operacionin e saj kundër Hamasit.

Izraeli dhe Hamasi zbatojnë marrëveshjen, nisin lirimin e pengjeve
Pengjet

Egjipti lajmëroi para shkëmbimit dhe tha se po përgatitet të pranojë një numër të caktuar pengjesh izraelitë, të cilët do të lirohen nga grupi militant palestinez Hamas në kuadër të marrëveshjes për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve, të rënë dakord me Izraelin me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit, njoftoi sot Shërbimi Informativ Shtetëror Egjiptian (SIS). “Përpjekjet ndërmjetësuese të Egjiptit çuan në lirimin e 12 pengjeve tajlandeze dhe 13 izraelitë, përfshirë gra dhe fëmijë, të mbajtur nga Hamasi”, tha Zyra e Medias e qeverisë egjiptiane, raportoi Reuters.

DETAJET-FOTOT/ Kush janë pengjet izraelite të liruar nga Hamasi

Izraeli dhe Hamasi zbatojnë marrëveshjen, nisin lirimin e pengjeve
Pengjet izraelite te liruar 1
Izraeli dhe Hamasi zbatojnë marrëveshjen, nisin lirimin e pengjeve
Pengjet izraelite te liruar 2

Gjatë ditës së parë të armëpushimit, Hamasi liroi 24 pengje. Ata janë 13 izraelitë, 10 tajlandez dhe një filipinas, ndërsa Izraeli nga ana e tij ka liruar 39 palestinezë (gra dhe fëmijë), si pjesë e marrëveshjes Izrael-Hamas, siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit.

13 pengjet izraelite të liruar pas 49 ditësh robëri janë:

Emrat dhe moshat e 13 izraelitëve që u kthyen në Izrael:

Hanna Katzir, 77 vjeç.

Margalit Mozes, 77 vjeç.

Yafa Ader, 85 vjeç.

Hannah Perry, 79 vjeç;

Adina Moshe, 72 vjeç.

Danielle Aloni, 44 / Emilia Aloni, 9.

Ruthi Monder, 78 vjeç / Keren Monder, 54 vjeç / Ohad Monder, 9 vjeç.

Aviv Asher, 2 vjeç/ Raz Asher, 5 vjeç/ Doron Katz-Asher, 34 vjeç.

Sipas Times of Israel, Hanna Katzir, për të cilën Lëvizja e Xhihadit Islamik në Palestinë tha se kishte vdekur në fillim të këtij muaji i, është në mesin e 13 izraelitëve të liruar, konfirmon familja e saj. Gjithashtu, tre anëtarë të familjes Mundar të mbajtur peng nga Hamasi që nga 7 tetori janë në mesin e 13 izraelitëve të liruar.

Izraeli dhe Hamasi zbatojnë marrëveshjen, nisin lirimin e pengjeve
Hannah Katzir

Pengët e liruar janë 9-vjeçari Ohad, nëna e tij 55-vjeçare Keren Mundar dhe gjyshja e tij 78-vjeçare Ruti. Bashkëshorti i Rutit, Avraham Mundar, vazhdon të mbetet në Gaza.

Izraeli dhe Hamasi zbatojnë marrëveshjen, nisin lirimin e pengjeve
Tre anetaret e familjes Mundar

Në të njëjtën kohë, banorët e Nir Oz njohën fqinjët e tyre, 72-vjeçaren Adina Moshe dhe 77-vjeçaren Margalit Mozes, ndër pengjet që u kthyen në Izrael.

Izraeli dhe Hamasi zbatojnë marrëveshjen, nisin lirimin e pengjeve
Adina Moshe dhe Margalit Mozes

Çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas?

Pengët e liruar janë vetëm një grup i vogël prej rreth 240 personash të mbajtur nga Hamasi që nga sulmi befasues dhe vdekjeprurës i 7 tetorit. Lirimi i 13 pengjeve është e para nga katër fazat që do të ndodhin. Hamasi ra dakord të lironte rreth 50 pengje gjatë armëpushimit katërditor me Izraelin. Të gjithë janë fëmijë dhe gra.

Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë të akuzuar për terrorizëm, të gjithë gra dhe të mitur, në këmbim të 50 izraelitëve. Kështu, tre të burgosur palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite për çdo peng, përfshirë të mitur dhe gra. 

Izraeli dhe Hamasi zbatojnë marrëveshjen, nisin lirimin e pengjeve
Daniel Hagari

Zyrtari i lartë i IDF: Po monitorojmë liderët e Hamasit në mbarë botën

“IDF po gjurmon liderët e Hamasit në mbarë botën”, paralajmëroi zyrtari i lartë i IDF, Daniel Hagari. Sipas zyrtarit të lartë të ushtrisë izraelite, figurat kryesore të organizatës po monitorohen, si në Gaza ashtu edhe në mbarë botën.

Duke iu referuar pengjeve që u kthyen të premten mbrëma, ai tha se të gjithë iu nënshtruan një vlerësimi fillestar mjekësor në pikën kufitare Kerem Shalom dhe janë të sigurt.

“Ata së shpejti do të arrijnë në bazën ajrore Hatzor, ku do të kontaktojnë familjet e tyre”, shtoi ai. Madje Daniel Hagari deklaroi se Izraeli po koordinohet me Shtetet e Bashkuara në lidhje me fazat e ardhshme të luftës.

Lufta në Izrael: Netanyahu dhe Gallant ndoqën nga qendra e kontrollit operacionin për lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad ndoqën të gjithë menaxhimin e operacionit të çlirimit të pengjeve të Hamasit nga qendra e kontrollit të Degës së Operacioneve të IDF në Kirya në Tel Aviv.

Grupi i parë i pengjeve u lirua nga Hamasi dhe, me ndihmën e personelit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, u dërguan me ambulancë nga Khan Younis në Gazën jugore në vendkalimin Rafah të Izraelit, tha një zyrtar izraelit. Edhe pse fillimisht dihej se 25 pengje (13 izraelitë dhe 12 tajlandez) ishin liruar, sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtme të Katarit, 13 izraelitë, 10 tajlandez dhe një filipinas u liruan.

39 palestinezë u liruan nga burgjet izraelite

39 palestinezë, gra dhe fëmijë, u liruan nga burgjet izraelite, si pjesë e marrëveshjes Izrael-Hamas pas lirimit të pengjeve izraelitë nga Rripi i Gazës, tha Ministria e Jashtme e Katarit në një postim në X. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB