Bota

Italia nën ujë, shënohet viktima e parë nga përmbytjet, pezullohet qarkullimi në disa zona

Situata më kritike është në zonën e Emilia Romagna

I.F
Italia nën ujë, shënohet viktima e parë nga përmbytjet,
PËRMBYTJE NË ITALI

ITALI- Moti i keq ka paralizuar Italinë duke shkaktuar përmbytje nga Veriu në Jug të vendit. Zona e Sicilisë, e cila prej muajsh vuante nga thatësira është përmbytur dhe autoritetet kanë ngritur alarmin për evakuimin e banorëve. Situata më kritike është në zonën e Emilia Romagna, ku për shkak të përmbytjeve një 20-vjeçar humbi jetën, teksa po udhëtonte në makinë së bashku me vëllain e tij, duke e shënuar atë viktimën e parë të motit të keq në Itali.

Cesenatico, në vetëm pak orë ranë 70 milimetra shi, duke shkaktuar krizë në një pjesë të kanalizimeve dhe nënkalimeve, si dhe u pezullua qarkullimi hekurudhor. Ishulli Stromboli u godit nga një përmbytjet që vërshuan si lumë duke pushtuar rrugët. Banorët u bllokuan brenda shtëpive të tyre dhe u desh ndërhyrja e Mbrojtjes Civile.

Rrëshqitjet e dheut në zonën e Ellera, izoluan pesë shtëpi. Shiu i vazhdueshëm, i cili preku për orë të tëra Marche, shkaktoi përmbytje veçanërisht në zonën bregdetare midis Senigallia dhe Ancona, ku nevojit evakuimi i një familje. Sot ka një alarm portokalli në Kalabrinë jugore dhe Joniane, në një pjesë të madhe të Emilia-Romagna, Veneto dhe Basilicata dhe në juglindje të Lombardisë. Në 13 rajone të tjera alarmi do të jetë i verdhë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB