
Pamje nga operacioni i Policisë
SELANIK- Autoritetet greke kanë sekuestruar 29 kilogramëve kokainë, brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori për në portin e Selanikut. Sipas mediave greke, gjatë kontrolleve të rregullta autoritetet zbuluan me përdorimin e një rreze x vetëlëvizëse, një lëndë organike të dyshimtë në makinat frigoriferike të një konteineri me banane të freskëta.
Pas hapjes së kontejnerëve u zbulua kokaina e fshehur në banane, e cila u sekuestrua menjëherë. /ZËRI
Poll