Bota

Ish-kancelari gjerman refuzon të paguajë faturën e darkës, ndërhyn policia

Sipas njoftimit të policisë, ish-kancelari më parë u ka premtuar të ftuarve se do të paguajë vetëm menunë, por se të gjithë të tjerët do të duhet të mbulojnë gjërat që do të konsumojnë ekstra.

k.m.
Ish-kancelari gjerman refuzon të paguajë faturën e darkës,
Gerhard Schröder

GJERMANI- Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, përfundoi në faqet e para të gazetave gjermane për... një darkë të papaguar. Schröder raportohet se ftoi një grup miqsh në restorantin Lakeside, një nga më të mirët në Gjermani. Por mbrëmja nuk përfundoi mirë.

Me sa duket, një nga të ftuarit e Schröder nuk donte të paguante faturën. Sipas njoftimit të policisë, ish-kancelari më parë u ka premtuar të ftuarve se do të paguajë vetëm menunë, por se të gjithë të tjerët do të duhet të mbulojnë gjërat që do të konsumojnë ekstra. Megjithatë, një biznesmen iranian, Mazid Y.F., porositi pije me vlerë 6,117 euro, të cilën nuk donte që ta paguante. Policia ka mbërritur në vendngjarje një minutë para orës 19.00, por 41-vjeçari nuk e ka pritur mirë .Në momentin e pagesës, Schröder ka refuzuar të paguajë verën dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe porositësi.

Dyshohet se me ish-kancelarin ka pasur disa probleme edhe më parë në hotel, këtë herë mund të ketë pasoja të rënda, ka nisur hetimi me dyshimin për mashtrim. 

Kancelari "Basta e Brioni", siç e quanin për reformat e tij ekonomike dhe dashurinë për kostumet e stilistëve të mëdhenj, Schröder mori detyrën si kancelar 25 vjet më parë. Aktualisht tani punon si këshilltar për kompanitë ruse të energjisë, Nord Stream Ag, Rosneft dhe Gazprom./Zëri.ai

 

Poll

MOS HUMB