
AUSTRI- Gjykata Penale Rajonale e Vjenës dënoi këtë të premte ish-kancelarin austriak dhe ish-kryetarin e Partisë Popullore Austriake Sebastian Kurz me tetë muaj burg për dëshmi të rreme.
“Sebastian Kurz është fajtor ”, tha gjykatësi.
Ish-kancelari duhet të vuajë një dënim me kusht tetë muaj për dhënien e dëshmive të rreme në një komision parlamentar. Megjithatë, Kurz u lirua nga akuzat për emërimin e të besuarit të tij Thomas Schmid në bordin e drejtorëve të Holding-it të investimeve shtetërore OeBG.
Kurz akuzohej se ka dhënë dëshmi të rreme në Komitetin Hetimor të Këshillit Kombëtar të vendit. Vetë ish-kancelari ka theksuar se nuk është befasuar nga fillimi i rastit. Kurz i quajti akuzat të rreme dhe theksoi se mezi priste “kur do të zbulohet më në fund e vërteta”./ZËRI
.