
Familja e ish-pilotit gjerman të Formula 1 Michael Schumacher ka fituar një çështje ligjore që ngriti vitin e kaluar kundër grupit botues gjerman Funke, pas publikimit të një interviste të rreme me Schumacher të botuar në të përjavshmen e grave Die Aktuelle, shkruar duke përdorur softuer të inteligjencës artificiale. Tashmë grupi mediatik do i paguajë familjes së Schumacher, 200 mijë euro dëmshpërblim.
Schumacher, një nga pilotët më të njohur dhe më të suksesshëm në histori, pati një aksident të rëndë në ski në vitin 2013, i cili shkaktoi dëmtime në tru, familja e tij ka mbajtur gjithmonë konfidencialitet të rreptë për gjendjen e tij, por dihet se ai nuk është në gjendje të ecë dhe se ndërveprimet e tij kanë pak rëndësi dhe prandaj ai nuk do të mund të jepte kurrë intervista.
Titulli i kopertinës së revistës ishte "Michael Schumacher, Intervista e Parë!", fakti që intervista ishte false u bë e qartë pas reagime të shumta. Në ditët në vijim gazeta u kritikua dhe familja Schumacher njoftoi se donte ta padiste atë. Botuesi kërkoi falje dhe redaktori i gazetës, Anne Hoffmann, u shkarkua nga posti i saj./ZËRI