Bota

Inteligjenca artificiale prek dhe kafshët/ Zbulon edhe nëse macet kanë dhimbje?!

Aplikacioni u trajnua duke përdorur 6 000 imazhe të maceve dhe ata thonë se ka një saktësi prej mbi 95%.

f.t
Inteligjenca artificiale prek dhe kafshët/ Zbulon edhe nëse macet
foto ilustruese

SHBA-Inteligjenca artificiale po evoulon së tepërmi dhe këtë herë herë bëhet fjalë për një zbulim tek kafshët. Inteligjenca artificiale (IA) mund të zbulojë tani nëse macja juaj ka dhimbje dhe kjo duke skanuar fytyrën e saj me një aplikacion të krijuar nga veterinerët dhe kërkuesit në Japoni, shkruan sky.news.

Aplikacioni u trajnua duke përdorur 6 000 imazhe të maceve dhe ata thonë se ka një saktësi prej mbi 95%. Aplikacioni, i quajtur "CatsMe!" u zhvillua nga Careology dhe studiues në Universitetin Nihon.

”Veterinerët tashmë mund të tregojnë deri në një masë nëse një kafshë ka dhimbje. Më shumë se 70% e maceve të moshuara vuajnë nga artriti ose dhimbje, por vetëm 2% e tyre shkojnë në spital”, theksoi profesori Edamura, kreu i Qendrës Mjekësore të Kafshëve të Universitetit ”Nihon”.

Më shumë se 230 000 njerëz e kanë përdorur aplikacionin që nga prezantimi i tij në Japoni vitin e kaluar. Mayumi Kitakata jeton në Tokio me macen e saj 14-vjeçare Chi. Ai përdor aplikacionin për të lexuar fytyrën e saj çdo ditë./ZËRI

Poll

MOS HUMB