Bota

Informonin Camorrën për tenderat, 18 të arrestuar në Itali, mes tyre zyrtarë bashkiakë

Sipërmarrësit nga njëra anë ishin viktima të zhvatjes nga Camorra, dhe nga ana tjetër përfitues të parave publike

E.K
Informonin Camorrën për tenderat, 18 të arrestuar në Itali,
Pamje nga aksioni i karabiniereve

ITALI- Një operacion kundër Camorras është zhvilluar në bashkinë e Caivanos në Itali, ku 18 persona u vunë në pranga pas hetimeve të karabinierëve, në të cilin kanë qenë të përfshirë dhe zyrtarë të pushtetit lokal.

Personat e arrestuar kanë qenë pjesë e një hetimi për infiltrimin e krimit të organizuar në pushtetin lokal, veçanërisht në menaxhimin e kontratave të punëve publike.

Organizata kriminale arriti të merrte informacione konfidenciale nga administratorët publikë në lidhje me dhënien e kontratave dhe fituesve të tyre.

Sipas rezultateve të hetimit, në më shumë se një rast, punonjësit publikë vepruan si ndërmjetës midis sipërmarrësve dhe Camorra-s. Nga njëra anë sipërmarrësit fituan kontrata dhe tendera publikë, dhe në anën tjetër ata u detyruan që të paguanin një sasi parash në drejtim të anëtarëve të Camorras.  

Mes të dyshuarve në këtë rrjet është edhe Angelino Antonio, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të tipit Camorra që vepron në Caivano. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB