Bota

Incidenti diplomatik me Osmanin, RMV del me njoftim zyrtar, akuzon shefin e sigurisë së kryetarit Gashi: Nxorri armën

S.S. akuzohet për “rrezikim të sigurisë” dhe “parandalim të zyrtarit nga kryerja e një vepre zyrtare”.

F.m
Incidenti diplomatik me Osmanin, RMV del me njoftim zyrtar, akuzon shefin e
Aeroporti në Shkup dhe Vjosa Osmani

MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se ka ngritur një kallëzim penal kundër shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, personit me inicialet S.S., pas incidentit diplomatic me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në njoftimin zyrtar shkruhet se i raportuari ka shtyrë një nga efektivët që ishte në krye të detyrës në momentin që po kalonte Osmani. Madje në një moment, ai ka nxjerrë armën nga brezi, e ka bërë gati për të qëlluar, por e ka futur sërish në brez atë. S.S. akuzohet për “rrezikim të sigurisë” dhe “parandalim të zyrtarit nga kryerja e një vepre zyrtare”.

Njoftimi:

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB, Prokurorisë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me autorizim policor dhe pjesëtarë të policisë së burgut, ka paraqitur kallëzim penal ndaj S. S., shef i Departamentit për sigurinë personale të Kryetarit të Kuvendit për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të “Rrezikimit të sigurisë” dhe veprën penale “Parandalimi i zyrtarit nga kryerja e një vepre zyrtare”. I raportuari S.S. më 01.08.2024. rreth orës 10:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka mbërritur në parkingun para zonë VIP me një automjet me drita rrotulluese, ka zbritur nga automjeti dhe e ka hequr armën nga brezi, e ka përgatitur dhe e ka futur sërish në brez, ndërsa policit nga Departamenti i Policisë në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, i cili ishte në detyrë para derës së hyrjes VIP, iu drejtua me ton të lartë, e shtyu me të dyja duart dhe duke e kërcënuar, ka penguar punonjësin e policisë si zyrtar në kryerjen e veprimeve të tij zyrtare,”- thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë maqedonase, ai “është dërguar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga kryetari i Kuvendit për të tejkaluar keqkuptimin që ka lindur me Presidentin e Kosovës lidhur me procedurat e sigurisë për kontrollin e bagazheve dhe pajisjeve elektronike gjatë fluturimit me fluturime komerciale”.

Ngjarja ndodhi më 1 gusht, kur Osmani kishte një vizitë zyrtare në Shkup. Zyra e Presidencës bëri me dije se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes, por që kjo e fundit nuk e ka lejuar. Megjithatë, sigurimi i ka marrë çantën personale. Më pas Osman ika telefonuar Gashin, i cili ka dërguar shefin e departamentit të tij të sigurisë që të ndërhyjë. Në këtë moment ka ndodhur dhe përplasja.

Poll

MOS HUMB