
Gjermani
GJERMANI- Një person u ka prishur festën tifozëve këtë mbrëmje, pasi ka sulmuar tre qytetarë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ëolmirstedt në Gjermani. Fillimisht, sulmuesi i është ofruar një të riu të cilin e ka qëlluar në shpatull.
Më pas, ka shkuar pranë një shtëpie, aty ku po festohej për fillimin e Euro 2024 dhe ka qëlluar dy persona të tjerë. Të tre janë në gjendje të rëndë për jetën, në spital.
“Grupi ishte duke parë ndeshjen në një shtëpi private ku i gjeti sulmuesi. Policia reagoi shpejt dhe vrau sulmuesin,”- thuhet në deklaratën zyrtare.
Deri më tani raportohet se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist.
Poll