Bota

Incident në protestë, huliganët rrahin studentët në Beograd

Të paktën 150 mijë persona në shesh të ndryshme duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e Novi Sadit, ku 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.  

F.m
Incident në protestë, huliganët rrahin studentët në
Dhuna

SERBI- Një incident është shënuar në protestën e mbajtur në Serbi. Një grup huliganësh kanë dhunuar organizatorët e protestës. Momenti është filmuar dhe është publikuar në mediat serbe e rrjetet sociale. Madje huliganët kanë hedhur dhe një fishekzjarr në drejtim të efektivëve.

Të paktën 150 mijë persona në shesh të ndryshme duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e Novi Sadit, ku 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.  

Kjo është protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Serbi. Manifestimi u shoqërua edhe me gjestë të veçanta. Disa njësi policore refuzuan që të shoqëronin studentët që protestonin, madje i përgëzuan ata për lëvizjen e nisur.

Vuçiç nga ana tjetër ka deklaruar se nuk ndihet i sfiduar dhe se studentët po keqpërdoren. Pritet që edhe këtë mbrëmje, ai të mbajë një fjalim në përfundim të protestës.

Poll

MOS HUMB