Bota

"Inception" bëhet realitet, dy persona komunikojnë në ëndërr

Në eksperimentin e kryer, dy persona arritën me sukses që të komunikonin në ëndrra.

k.m.
"Inception" bëhet realitet, dy persona komunikojnë në
Foto ilustruese

TIRANË- Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë! Për herë të parë, dy njerëz komunikuan me sukses...në ëndrra! Kjo ngjarje historike u arrit me ndihmën e studiuesve "REMspace". Hulumtimet kanë treguar se ëndrrat e kthjellta mund të zhbllokojnë dimensione të reja të komunikimit dhe potencialit njerëzor.

Kështu që në eksperimentin e kryer, dy persona arritën me sukses që të komunikonin në ëndrra.

*Ëndrra e kthjellët është një fenomen në të cilin një person është i vetëdijshëm se është duke ëndërruar por është ende në gjendjen e ëndrrës.

Personat që morën pjesë në eksperiment flinin në shtëpi ndërsa valët e tyre të trurit monitoroheshin nga distanca nga një pajisje e zhvilluar posaçërisht për rastin.

"Ëndrra e kthjellët", e cila arrihet kur trurit i është "fikur" sistemi REM, është një fenomen që mund të ofrojë aplikime të shumta potenciale, nga zgjidhja e problemeve fiziologjike deri te mësimi i aftësive të reja. Kompania synon që gjumi REM të jetë shpikja e radhës pas Inteligjencës Artificiale për të revolucionarizuar jetën në tokë.

SKEMA E KOMUNIKIMIT:

Kompania pretendon se gjumi REM i lejon njerëzit të zhyten në një realitet ku ata mund të shohin, dëgjojnë, prekin, nuhasin, shijojnë, përjetojnë kënaqësi dhe dhimbje.

Si u komunikua në gjumë?

Më 24 shtator, 2 pjesëmarrësit në eksperiment flinin në shtëpitë e tyre ndërsa valët e trurit të tyre dhe të dhënat e tjera polisomnografike, monitoroheshin nga distanca nga një pajisje e zhvilluar posaçërisht për eksperimenti. Në një moment, serveri zbuloi se personi i parë po ëndërronte dhe gjeneroi një fjalë të rastësishme "Remmyo". Pasi dha fjalën, ajo u ruaj në server. Kur personi i dytë nisi që të ëndërronte mori mesazhin e përçuar nga personi i parë. Ai e konfirmoi këtë pas zgjimit, duke shënuar “bisedën” e parë të shkëmbyer ndonjëherë në ëndrra.

Eksperimenti revolucionar arriti me sukses idenë e paraqitur në filmin "Inception"./ZËRI

Poll

MOS HUMB