
ANKARA- Turqia mbajti frymën dhe u fokusua në kërkimin e 8-vjeçares Narin Güran, e cila u zhduk në Dijarbakır më 21 gusht, për 19 ditë. Por shpresat u shuan pasi e mitura u gjet në një thes në përroin Eğritutmaz. Sot mediat turke kanë zbardhur të plotë dëshminë që ka dhënë Nevzat Bahtiyar, i cili fshehu kufomën e të miturës. Nevzat Bahtiyar tha se ai mori trupin e Narinit të mbështjellë me një batanije nga xhaxhai i saj, Salim Güran më 21 gusht dhe e la në përroin Eğritutmaz.
"Salim Güran më tregoi diçka të mbështjellë në një batanije në sediljen e pasagjerit të parë në makinën e tij, dhe tha: "Ti do ta shkatërrosh këtë". U habita dhe hezitova kur kuptova se ishte një person i shtrirë i mbështjellë i mbështjellë në një batanije, tha: Mendo me kujdes për familjen tënde, do të të jap 200 mijë lira (6 mijë euro). A ke çantë në makinë më tha. Unë shkova mora një thes dhe ia dhashë. E morëm fëmijën të mbështjellë me një batanije dhe e futëm së bashku në thes. Vajza kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra me një çantë të vogël. Kur e futëm fëmijën në thes, kishte një skuqje në zonën e qafës pas veshit të djathtë.

Pasi e vendosa fëmijën në thes, e vendosa thesin në poshtë sediljes. Kur po shkoja tek përroi ndjeva keqardhje, por mendova se duhet të heq qafe sepse e mora përsipër. Ndalova automjetin në buzë të përroit, mora thesin nga automjeti im. Nuk e mbaj mend nëse i ishte prerë këmba e fëmijës apo jo sepse isha aq i shqetësuar pasi nuk po gjeja litar të lidhja thesin. Kur nuk e gjeta, m'u kujtua litari i çantës së fëmijës. I hoqa litarin e çantës, lidha grykën e thesit dhe gjeta një vend jo shumë të thellë pranë pemës, ku kishte pak ujë. E lashë thesin aty dhe vendosa një gur mbi të, duke menduar se dikush do ta gjente. “Madhësia e gurit ishte rreth 15-20 kilogramë. Deklarata është e vërtetë. Unë nuk e kisha përmendur këtë situatë në deklaratën time më parë sepse kisha frikë nga Salim Güran."
Reagime të reja ka pasur edhe nga vëllai i të miturës që ka ndërruar jetë. Baran Güran ndau një postim duke thënë: Unë kisha vetëm një motër, Narin, hajde, hajde. O Zot, më lër të bëhem kurban, merr jetën time dhe jepja asaj që të kthehet tek ne.
Vëllai Güran, i cili gjithashtu ndau deklaratat e nënës së tij në një kanal televiziv pas zhdukjes së Narinit, por po ashtu kërkoi që komentuesit të mos ishin të ashpër me fjalët që i drejtoheshin familjes së tyre.
“Mos i flisni keq nënës, babait tim, vëllezërve dhe motrave, derisa gjithçka të jetë e qartë, Zoti është i madh, kush e bën këtë nuk do të dalë pa gjak. Për hir të Zotit, nënën dhe vëllezërit e motrat i shoh gjithandej. Ka sharje të rënda, për hir të Zotit, mos i përdorni ato fjalë. Mendoni për mua, nuk kam me vete as nënën, as babanë dhe as të afërmit,”- tha ai.
Ndërkohë që avokati i xhaxhait të të miturës ka vendosur që të heqë dorë nga mbrojtja e tij.
“Si nënë nuk mund ta vazhdoj mbrojtjen,”-ka thënë ajo publikisht.
Autopsia në trupin e Narines zbuloi se trupi i saj ishte shumë i dekompozuar për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Megjithatë, hetuesit mbeten të përkushtuar për zbardhjen e rastit. Nën hetim është marrë edhe vdekja e motrës së Narin, 8 vite më parë. Tashmë prokurorët po përpiqen të gjejnë ndonjë lidhje mes dy vdekjeve, Narine dhe Thulin, ndërsa qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për motrat Guran./ZËRI