Bota

I veshur si një karakter video-loje, adoleshenti plagos me thikë 5 persona në Turqi (VIDEO)

Sipas disa burimeve jo-zyrtare, ai kishte bërë tatuazh në gjoks një “diell të zi”, i cili është një simbol nazist i përbërë nga tre svastika.

I.F
I veshur si një karakter video-loje, adoleshenti plagos me thikë 5
Momenti kur arrestohet adoleshenti

TURQI- Një adoleshent, 18 vjeç, i maskuar dhe i veshur me jelek antiplumb sulmoi me thikë 5 persona në kopshtin e një xhamie në Turqi. I riu filmoi dhe transmetoi të gjithë sulmin në rrjetin social X. Disa media turke raportuan se u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

18-vjeçari u arrestua nga policia dhe tashmë ndodhet në paraburgim. Ai u vesh si një karakter i video-lojes “Call of Duty” dhe u armatos si një i till, me një sipar të varur në një brez në belin e tij, thikë, jelek antiplumb, helmetë dhe një maskë. Sipas disa burimeve jo-zyrtare, ai kishte bërë tatuazh në gjoks një “diell të zi”, i cili është një simbol nazist i përbërë nga tre svastika.

I riu nuk ka pranuar asnjë akuzë për aktin, ndërsa psikologët shprehen se ai ka qenë “nën ndikimin e video-lojërave luftarake”Pra kishte nisur të besonte se ishte kthyer në personazhin që luante./ZËRI

Poll

MOS HUMB