Bota

Tërmeti në Japoni! Një person humb jetën, 6 të tjerë nën rrënoja

Sipas shërbimeve të emergjencës lëkundjet e forta mund të vazhdojnë për dy tre ditët e ardhshme.

f.t
Tërmeti në Japoni! Një person humb jetën, 6 të
foto ilustruese

JAPONI-Është raportuar për një viktimë pas shembjes së ndërtesave si pasojë e tërmetit që goditi Japoninë. Një i moshuar u shpall i vdekur pas shembjes së një ndërtese në qytetin Shika në Ishikawa.

Ndvrkohë gjashtë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të shembura në gadishullin Noto të Japonisë. Tërmeti i fortë me magnitudë 7.5 ballë, goditi bregun Perëndimor të Japonisë në orët e para të mëngjesit.

Shtëpitë janë shkatërruar, zjarret kanë shpërthyer dhe personeli i ushtrisë është duke vijuar operacionet e shpëtimit për gjetjen e personave nën rrënoja.

Minoru Kihara ministri i Mbrojtjes i vendit, tha se rreth 8,500 anëtarë të tjerë të Forcave të vetëmbrojtjes janë në gatishmëri. Sipas shërbimeve të emergjencës lëkundjet e forta mund të vazhdojnë për dy tre ditët e ardhshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB