Bota

Sulmi i Iranit kundrejt Izraelit, Rusia: Veprimet provokuese mund të rrisin tensionet

KS i OKB-së do të mblidhet më vonë.

F.m
Sulmi i Iranit kundrejt Izraelit, Rusia: Veprimet provokuese mund të rrisin
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sapo ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij iranian Hossein Amir-Abdollahian.

"U vu re se një përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve në rajon dhe veprime të reja provokuese të rrezikshme mund të çojnë në një rritje të tensioneve në Lindjen e Mesme," tha Ministria.

"Parandalimi i skenarëve të tillë dhe heqja e arsyeve të tyre kryesore duhet të jetë një çështje prioritare për Këshillin e Sigurimit të OKB-së,”- shtoi në reagimin zyrtar.

KS i OKB-së do të mblidhet më vonë sot pasi Izraeli kërkoi që të dënojë sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe të caktojë Gardën Revolucionare iraniane një organizatë terroriste.

 

Poll

MOS HUMB