
ITALI- Leonardo Ciaccio, që besohet të jetë njeriu më i afërt i Messina Denaros, kreut të Cosa Nostra, është transferuar nga burgu i L'Aquila. Në fakt, ai do të mund të përfundojë dënimin e përjetshëm duke punuar si vullnetar në bibliotekën muzeale të Sulmonës falë "sjelljes së mirë që mbajti gjatë paraburgimit".
Si Tribunali i Lirisë së L'Aquila ashtu edhe Komuna e Sulmonës ku ai do të punojë i dhanë lejen e punës Ciaccios. Lirimi i krahut të djathtë të Matteo Messina Denaro ka krijuar një farë alarmi në Sulmona , “duke pasur parasysh kalibrin e personazhit dhe precedentët e tij në zonë”.
Për më tepër, sipas mediave italiane, Ciaccio "besohet se është krahu i djathtë i Messina Denaro, deri në atë pikë sa konsiderohet si një nga të paktët që ka mbledhur të gjitha sekretet e tij. Për më tepër, pas dënimit për vrasje, ai nuk është penduar kurrë."
Ciaccio, i cili i përket rrethit Castelvetrano, mes dënimeve që ka marrë përfshihet dhe ai me burgim të përjetshëm të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Lartë në shkurt të vitit 2004 në përfundim të gjyqit maksimal të mafias Trapani të quajtur "Omega" që përfundoi me 30 burgime të përjetshme./ ZËRI