
Lideri i Partisë Socialdemokrate (SDSM), Dimitar Kovaçevski ka dorëzuar këtë pasdite dorëheqjen, duke marrë përgjegjësinë për humbjen e rëndë të partisë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Maqedoninë e Veriut më 8 maj. Kovaçevski në letrën e dorëheqjes drejtuar anëtarëve të organeve partiake kërkon edhe thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të LSDM-së dhe mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
LSDM në zgjedhjet parlamentare të 8 majit doli e treta, duke siguruar vetëm 18 nga 120 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, krahasuar me 58 të siguruara nga opozita VMRO-DPMNE dhe 19 nga BDI. Për më tepër, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur në të njëjtën kohë me zgjedhjet parlamentare, kandidati i LSDM-së dhe ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pedarovski, u mposht nga kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe presidentja e re e vendit, Gordana Silanovska.
Kovaçevski shërbeu si kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe lider i LSDM-së nga fillimi i vitit 2022 deri në fillim të vitit 2024, duke zëvendësuar Zoran Zaev në të dyja pozitat./ZËRI