Bota

Humbi përballë Donald Trump, “rikthimi” i Kamala Harris në rrjetet sociale pritet me komente negative

Sipas videos së postuar, Harris dukej e lodhur dhe e zhgënjyer, por shpejt postimi i saj u mbush me komente negative.

I.F
Humbi përballë Donald Trump, “rikthimi” i Kamala Harris
Kamala Harris

UASHINGTON- Rikthimi i Kamala Harris dukshëm nuk është pritur mirë nga amerikanët. Zëvendëspresidentja disa javë pas humbjes në zgjedhjet e 2024, ndaj kundërshtarit të saj politik Donald Trump, publikot sot një video për festën e “Ditës së Falenderimeve”.

Sipas videos së postuar, Harris dukej e lodhur dhe e zhgënjyer, por shpejt postimi i saj u mbush me komente negative.

“E di që është një kohë e pasigurt. E di mirë. E di që e kuptoni dhe e ndjeni. Më duhet vetëm t’ju kujtoj: ‘Kurrë mos lejoni që dikush t’jua marrë fuqinë tuaj’. Ju keni të njëjtën fuqi që kishit para 5 nëntorit dhe keni të njëjtin qëllim dhe aftësi për t’u angazhuar me gjëra të ndryshme. Prandaj, kurrë mos lejoni që dikush ose ndonjë rrethanë t’ju grabisë forcën tuaj. Ne jemi të gjithë së bashku. ‘Gëzuar Ditën e Falënderimeve’, uroj që të jeni të rrethuar nga njerëzit që doni dhe që ju duan. Ju inkurajoj që të jeni pranë familjes tuaj, sido që ta jetë ajo familje. Ne jemi të fortë, jemi ata që e duam vendin tonë dhe kemi shumë punë për të bërë”, përfundoi ajo mesazhin.

Videoja e mesazhit të Kamala Harris është parë mbi 7.5 milionë herë. Por është pritur me shumë komente negative, veçanërisht në platformën ‘X’, tregojnë se ka rënë popullariteti i saj mes demokratëve. Madje disa nga komentuesit shprehen se ajo është e dehur dhe diçka nuk shkon me videon e saj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB