Bota

HISTORIA- Kaloi 43 vjet në qeli, arsyeja nuk dihet akoma! Ky është i burgosuri politik më jetëgjatë në Siri

Luftëtarët e opozitës liruan qindra njerëz që kishin qëndruar në burgje famëkeqe prej vitesh pa asnjë komunikim me botën e jashtme.

k.m.
HISTORIA- Kaloi 43 vjet në qeli, arsyeja nuk dihet akoma! Ky
Ragheed Ahmad al-Tatari

DAMASK- Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët e të drejtave të njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë fitoi më në fund lirinë! Al-Tatari kaloi 43 vjet pas hekurave në burgjet siriane. Luftëtarët e opozitës liruan qindra njerëz që kishin qëndruar në burgje famëkeqe prej vitesh pa asnjë komunikim me botën e jashtme.

Ish-piloti i forcave ajrore siriane u burgos në vitin 1981 pasi një nga kolegët e tij dezertoi në Jordani me një avion luftarak. Tatari u akuzua se e ndihmoi të arratisej. Por një tjetër version tjetër që qarkullon për burgosjen e tij është se u arrestua kur refuzoi të ndiqte urdhrat ushtarakë për të bombarduar zonat civile në Hama gjatë protestave të qytetit. Një tjetër version që ka qarkulluar në rrjetet sociale është se “krimi” i tij ishte rrahja e djalit të presidentit të atëhershëm të regjimit Hafez al-Assad, Bassel në një garë kuajsh.

Sipas pushtetit, ai tregoi “mosrespekt” për familjen Assad. Cilado qoftë arsyeja, ai u burgos!

Pasi kaloi dy vjet në izolim në burgun Mezzeh, al-Tatari u transferua në burgun famëkeq Tadmor (Palmyra), ku qëndroi deri në vitin 2000.

Më pas, ai u transferua në një objekt tjetër famëkeq, burgun Sednaya, dhe në vitin 2011 u çua në burgun qendror Adra në Damask. Gjatë kohës së tij në burg, al-Tatari zhvilloi një talent të jashtëzakonshëm si artist dhe skulptor, duke krijuar art nga thërrimet e bukës, sheqeri, acidi citrik dhe farat e ullirit.

"Sirian Campaign", një organizatë për të drejtat e njeriut që ka studiuar rastin e tij, konfirmoi se ai ishte i burgosuri politik më jetëgjatë në Siri./ZËRI

Poll

MOS HUMB