Bota

Hamasi i mori peng gjyshen, mbesa: Si mund të rrëmbesh një 85-vjeçare?

Adva Adar shprehet se me siguri Izraeli, me ndërhyrjen në Gaza do të shpëtojë pengjet. Ajo beson se gjyshja e saj do kthehet shëndoshë e mirë, ndërsa thotë se ndjen neveri për faktin se Hamasi ka marrë peng edhe një 85-vjeçare.

D.XH
Hamasi i mori peng gjyshen, mbesa: Si mund të rrëmbesh një
Gjyshja e marre peng dhe mbesa

GAZA - Më 7 tetor, gjyshja 85-vjeçare e Adva Adar u rrëmbye nga Hamasi dhe u dërgua në Gaza me një karrocë. Ajo është një nga më shumë se 200 personat e marrë nga Izraeli atë ditë.

Një muaj më vonë, ndërsa ushtria izraelite godet Gazën me sulme ajrore dhe rrethon enklavën, Adva dëshiron të besojë se ushtria izraelite është e fokusuar në fatin e pengjeve.

"Nëse ata po bëjnë një pushtim tokësor në Gaza, atëherë ata po e bëjnë sepse kjo mund të ndihmojë në kthimin e pengjeve. Nëse nuk e besoj, nuk mund të kem shpresë. Dhe nëse nuk mund të kem shpresë, nuk kam asnjë arsye të zgjohem në mëngjes. Më duhet të besoj se ajo do të kthehet", tha Adar.

Adva Adar duhej të vizitonte gjyshen e saj në kibuc Nir Oz me familjen e saj më 7 tetor, për të festuar festën hebraike të Sukkot.

Por në orën 6.30 të mëngjesit, gjyshja e saj, Yafa Adar, shkroi në bisedën familjare se kishte rënë raketa dhe ajo ishte në strehën e saj.

“Ne i kërkuam asaj që të ishte e sigurt. Nuk mund ta imagjinonim se çfarë po ndodhte”, thotë Adva. “Anëtarë të tjerë të familjes sime [në kibuc] më thanë se terroristët po shkonin shtëpi më shtëpi. Ata digjnin shtëpitë, qëllonin dhe rrëmbyen njerëz”, shton ajo.

Adva humbi kontaktin me gjyshen e saj - e cila ka probleme shëndetësore dhe ka nevojë për mjekim - në orën 9 të mëngjesit. Atë mbrëmje ajo pa një video të Hamasit që tregonte sesi gjyshja po rrëmbehej.

Nuk mund ta besoja se ishte e mundur të rrëmbehej një grua 85-vjeçare nga shtrati i saj. Është sjellje jo njerëzore, përtej çdo limiti”, thotë Adva.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka nisur një operacion në Gaza. Më tepër se 11300 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB