
Georgia Meloni
ITALI- Persona të panjohur kanë “hakuar”, për pak minuta, profilin e kryeministres italiane Giorgia Meloni në Instagram. Hakerët dyshohet se kanë postuar një mesazh nga Elon Musk ndërsa Meloni po kthehej me avionin qeveritar nga Egjipti në Romë.
Kryeministria veproi menjëherë dhe ekspertët e saj e zgjidhën problemin në kohë rekord. Nga Meloni nuk pati asnjë reagim. Ende nuk dihet se kush fshihet pas sulmit./ZËRI
Poll