Bota

Gruaja e Assadit kërkesë për divorc? Mohon Kremlini

Asma al-Assad ndodhet në Rusi pasi ka ikur atje me burrin e saj.

k.m.
Gruaja e Assadit kërkesë për divorc? Mohon Kremlini
Asma dhe Bashar al-Assad

MOSKË- Kremlini ka hedhur poshtë raportet e mediave turke se Asma al-Assad, gruaja me origjinë britanike e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, dëshiron të divorcohet prej tij. Madje dhe se do të largohet nga Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov hodhi poshtë raportet e mediave turke se Assad ishte mbyllur në Moskë dhe se pasuritë e tij ishin ngrirë. I pyetur në një telefonatë konferencë nëse raportet ishin të vërteta, Peskov tha: Jo, ato nuk janë të vërteta!

Mediat turke dhe arabe raportuan të dielën se Asma al-Assad kishte bërë kërkesë për divorc në Rusi, ku familjes Assad iu dha azil pasi rebelët morën kontrollin e Damaskut me një përparim të rrufeshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB