
KOSOVË- Policia e Kosovës ka kërkuar këtë të mërkurë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Korab Gashit, një prej autorëvre të grabitjes me armë zjarri në Suharekë. Përmes një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se për personat që informojnë do të ruhet anonimati, ndërsa ka vënë në dispozicion dhe një numër telefoni.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lidhur me këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhërarresti nga organet e drejtësisë. Personi i cili po kërkohet është Korab (Zeqir) Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319. Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.
Grabtitja me armë zjarri në argjendari u regjistrua mbrëmjen e 22 nëntorit. Por grabitja nuk shkoi ashtu siç duhet dhe grupi i grabitësi u përpals me Policinë. Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë vëlli i Korabit, Dukagjin Gashi si dhe u plagos një efektiv policie. Të dy vëllezërit mësohet se janë djemtë e ish-komandantit të UÇK-së, Zeqir Gashi./ZËRI