Bota

Goditi të miturën me makinë, ministrja e Kosovës dënohet 200 euro gjobë

Ministrja e Kosovës, Rozeta Hajdari u dënua nga Gjykata e Prishtinës, pas një aksidenti që kishte shkaktuar para një viti.

D.XH
Goditi të miturën me makinë, ministrja e Kosovës
Rozeta Hajdari

PRISHTINË –Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim, për rastin e ministres së Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari.

Ajo është dënuar me 200 euro gjobë, pasi goditi me makinë një vajzë të mitur.

Njoftimi i gjykatës:

Prishtinë, 24 tetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni i Kundërvajtjes në procedurën kundërvajtëse, ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës R.H, për shkak të aksidentit të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe nenit 77, 86, 119, 124, 127 të Ligjit për Kundërvajtje, si dhe në bazë të nenit 289 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Repulikës së Kosovës.

Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehures R.H i vendos dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

E pandehura R.H obligohet që të paguajë shumën prej njëqind (100) € për mendimin e ekspertit të telekomunikacionit, po ashtu obligohet të paguajë shumën prej nëntëqind (900)€ për super ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko – ligjore të paguajë shumën prej 50 €. Nëse e pandehura nuk e kryen pagesën e gjobës në afatin e paraparë me ligj, si dhe shpenzimet e procedurës kundërvajtëse, ekzekutimi do te bëhet sipas dispozitave të Ligjit të Procedurës Përmbarimore.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pronësore – juridike udhëzohet në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, Divizioni i Kundërvajtjes, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ministrja Rozeta Hajdari shkaktoi aksident më 10 prill 2022, duke shtypur me makinë një vajzë të mitur. Kjo e fundit, pas trajtimit në spital, është në gjendje të mirë shëndetësore./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB