UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi gatishmërinë e tij për zgjedhje, duke iu përgjigjur deklaratës së homologut të tij amerikan Donald Trump. Kjo është ajo që politikani i tha gazetës italiane La Repubblica gjatë vizitës së tij në atë vend.
"Unë jam gjithmonë i gatshëm për zgjedhje", tha Zelensky.
Më parë, Trump tha në një intervistë për Politico se kishte ardhur koha për të mbajtur zgjedhje në Ukrainë, pasi nuk kishte pasur të tilla për “një kohë shumë të gjatë”.
Zelensky tha se ishte gati të mbante zgjedhje të reja në Ukrainë dhe priste të dërgonte propozime të rishikuara në Uashington brenda një dite për t'i dhënë fund luftës gati katërvjeçare me Rusinë. Megjithatë, Zelensky kwrkoi ndihmë nga SHBA-të dhe BE-ja e për të zhvilluar zgjedhjet, të cilat mund të mbahet brenda 60 ditëve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po i bën presion Kievit që të pranojë një marrëveshje të formuluar nga Uashingtoni, versioni fillestar i së cilës u kritikua nga aleatët e Ukrainës si tepër i favorshëm për Rusinë.
“Jam gati për zgjedhje. Do të jem në Ukrainë nesër dhe pres propozime nga partnerët dhe ligjvënësit tanë mbi ndryshimet ligjore për të lejuar zgjedhjet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Meqenëse kjo çështje po ngrihet nga presidenti i SHBA-së dhe partnerët tanë evropianë, do të jem i shkurtër: Jam gati. I kërkoj SHBA-së, së bashku me Evropën, të sigurojnë votimet. Nëse kjo bëhet, Ukraina mund të mbajë zgjedhje brenda 60 ditëve”, deklaroi Zelensky.
Trump, i cili më parë e akuzoi Zelenskyn se nuk i kishte lexuar propozimet e fundit të SHBA-së, tha se Rusia kishte "dorën e sipërme" në konflikt, në një intervistë me Politico të botuar të martën. Ai gjithashtu akuzoi Kievin se "përdor luftën" për të shmangur zgjedhjet, të cilat janë shtyrë për shkak të vendosjes së ligjit ushtarak që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj.
"E dini, ata flasin për demokraci, por arrin në një pikë ku nuk është më demokraci", tha Trump.
Ligji ukrainas ndalon mbajtjen e zgjedhjeve nën gjendjen e jashtëzakonshme, pa të cilën një votim presidencial do të zhvillohej në mars të vitit 2024. Por të martën, pas komenteve të Trump, Zelensky tha se ishte gati të organizonte një votim të ri.
Propozimet e Uashingtonit përfshinin dorëzimin nga Ukraina të tokës që Rusia nuk e kishte pushtuar të gjithë rajonin industrial të Donbasit në këmbim të premtimeve të sigurisë që nuk përmbushnin aspiratat e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n. Zelensky tha të hënën se plani 28-pikësh i Uashingtonit ishte rishikuar në 20 pika pas bisedimeve SHBA-Ukrainë gjatë fundjavës. Ai tha se çështja e tokës dhe garancitë ndërkombëtare të sigurisë ishin dy nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes./ZËRI