
BERLIN- Shërbimi i sigurisë së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar se një grup hakerësh që i përket Njësisë 29155 të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë (IUR) ka ndërmarrë sulme kibernetike kundër vendeve të NATO-s dhe BE-së. Shërbimi gjerman theksoi se në bashkëpunim me FBI, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kibernetike, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, po lëshojnë paralajmërime për këtë grup, të njohur si UNC2589.
Paralajmërimi vjen në një kohë shqetësimi në Evropë për hakerat dhe spiunët rusë, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Në fillim të këtij viti, Berlini akuzoi Rusinë për një seri sulmesh kibernetike që synojnë socialdemokratët, si dhe kompanitë që janë aktivë në sektorët e mbrojtjes, hapësirës ajrore, logjistikës dhe IT. /ZËRI