Bota

Gjermania kërkon falje për masakrën në Tanzani

Presidenti gjerman Frank Ualter Steinmeier ka kërkuar falje, pasi Gjermania kishte vrarë 300 mijë njerëz, gjatë rebelimit antikolonial në Tanzani.

D.XH
Gjermania kërkon falje për masakrën në Tanzani
Presidenti gjerman, Steinmeier

TANZANI - Presidenti gjerman Frank-Ualter Steinmeier tha se ndihet i turpëruar për mizoritë e kryera nga fuqitë koloniale gjermane në Tanzani në fillim të shekullit të 20-të.

"Unë do të doja të kërkoja falje për atë që gjermanët u bënë paraardhësve tuaj këtu. Ajo që ndodhi këtu ishte historia jonë e përbashkët, historia e të parëve tuaj dhe historia e të parëve tanë në Gjermani”, tha presidenti gjerman në një fjalim në vendin afrikan.

Forcat gjermane vranë rreth 300000 njerëz gjatë një rebelimi vendas, në vitet 1905-1907. Ishte një nga kryengritjet më të përgjakshme antikoloniale.

Arsyeja e rebelimit të vendasve ishte kërkesa e gjermanëve që banorët e Tanzanisë të merreshin me vjeljen e pambukut të destinuar për eksport.

Autoritetet koloniale shkuan aq larg, sa të ekspozonin kokat e prera të udhëheqësve të rebelimit në muzetë e Gjermanisë. Familjarët e tyre tani kërkojnë që kafkat t'u kthehen, pasi të jenë identifikuar nga ADN-ja, çështje të cilën presidenti gjerman nuk e ka përjashtuar.

Gjermania kishte koloni territoret e Tanzanisë, Ruandës, Burundit dhe një pjesë të Mozambikut, që përbënin Afrikën Lindore Gjermane./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB