
LIBAN- Trupi i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah është nxjerrë nga vendi ku ndodhi sulmi ajror izraelit në periferinë jugore të Bejrutit.
Sipas Reuters trupi i tij nuk ka asnjë plagë të jashtme, por zbulohet se shkaku i vdekjes ka qënë trysnia e lartë dhe forca e shpëerthimit. Në deklaratat e Hezbollahut që konfirmuan vdekjen e Nasrallah nuk u tregua saktësisht se si u vra ai dhe as kur do të bëhej funerali i tij.

Udhëheqësi i grupit militant Hezbollah, Hassan Nasrallah u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten. Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror./ ZËRI