Bota

Gjenden mbetjet mortore të 6 personave në Kosovë

Autoritetet e Kosovës lajmërojnë se kanë gjetur trupat e pajetë të 6 personave. Dyshohet se mbetjet motore janë të viktimave nga lufta e fundit.

D.XH
Gjenden mbetjet mortore të 6 personave në Kosovë
Mbetje mortore ne Kosove

PREKAZ – Gjatë gërmimeve, në një vendndodhje në Prekaz të Poshtëm në Skënderaj të Kosovës, janë gjetur 6 mbetje mortore. Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin viktimave të luftës së fundit me Serbinë. Policia ka njoftuar ngjarjen për mediat. Efektivët e Kosovës lajmërojnë se më datë 9 nëntor janë gjetur skelete të 3 trupave, ndërsa më datë 20, 21 dhe 24 nëntor janë gjetur mbetje mortore dhe të 3 personave të tjerë.

“Gjatë gërmimeve-kërkimeve, janë hasur disa mbetje mortore (gjetje eshtërore) që dyshohet të jenë të disa personave nga lufta e fundit. Më datë, 09 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë gjetur mbetje mortore edhe të tre personave të tjerë. Pra, gjatë gërmimeve në këtë vendbanim janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa (gjetje eshtërore) të 6 (gjashtë) personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit”, thuhet në njoftimin policor.

Më tej, thuhet se do të vazhdojë puna në këtë vendbanim dhe të tjerat, për të gjetur gjetje mortore, të personave të zhdukur gjatë luftës. Sipas policisë, është duke u trajtuar çdo informacion, që çon në zbulime skeletesh e mbetjesh mortore. “Me këtë rast, ftohen edhe një herë gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion për ndonjë varr individual apo varreza të ofrojnë të dhëna tek institucionet përkatëse”, përfundon njoftimi.

Mbetje mortore, që dyshohet se i përkasin luftës së fundit janë gjetur 2 javë më parë edhe në fshatin Tusuz të Prizrenit. Ndërsa, 4 javë më parë në fshatin Bishtazhin të Gjakovës janë gjetur eshtra të 4 personave, që dyshohet se janë viktima nga lufta./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB